75 Mall Live Search
15:55 / E Shtunë, 11 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Tottenham mposhtet përsëri, Wolves përmbys ndeshjen në kohën shtesë

Pas humbjes nga Chelsea, Tottenham është mposhtur përsëri.

Në ndeshjen e javës së 12-të, skuadra e Postecoglou ka pësuar humbje nga Wolves, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Tottenham kishte epërsinë që nga fillimi i ndeshjes, kur Brennan Johnson dërgoi topin në rrjetë në minutën e 3-të.

Na vazhdim Wolves kërkoi me çdo kusht golin, por pjesa e parë u mbyll me rezultat 0-1.

Edhe në pjesën e dytë skuadra vendase bëri paraqitje të mirë, por golat nuk erdhën deri në minutat e kohës shtesë.

Pablo Sarabia barazoi rezultatin në minutën 90+1, ndërsa golin e fitores për Wolwesin e shënoi Mario Lemina në 90+7.

Humbja ndaj Chelseas dhe kjo e sotmja i ka kushtuar Tottenhamit, pasi ka humbur kryesimin e Premierligës, ku tani renditet në vendin e dytë me 26 pikë, një më pak se Manchester City.

Në anën tjetër, Wolves është ngritur në vendin e 12-të, me 15 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/