Lladrovci pas fitores së kombëtares së Kosovës: Ju duam, përgjithmonë!

Përkrahësi i flaktë i kombëtares së Kosovës, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, pas fitores së Kosovës ndaj Izraelit, ka shkruar “ju duam përgjithmonë”.
Postimi i plotë:
Ju lumtë djem, është fitore e shkëlqyer.
Fitorja është jo vetëm e ekipit por e gjithë futbolldashësve. Kombëtarja e Kosovës sonte dëshmoi se di të ndërtoj shpirt unik, pres më shumë gola në të ardhmen dhe rastet të kurorëzohen me shënime. Keni shkëlqyer. Ju duam, përgjithmonë!