75 Mall Live Search
00:11 / E Hënë, 13 Nëntor 2023 / C E

Ndeshja me Izraelin, reagon Agim Ademi

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka reaguar pas fitores 1-0 të Kosovës në ndeshjen ndaj Izraelit.

I pari i futbollit kosovar fillimisht ka falënderuar Policinë për sigurinë e më pas edhe futbollistët për lojën e zhvilluar:

Ky është reagimi i tij:

Një ndeshje e përmbyllur me sukses për Kombëtaren dhe shtetin tonë në të gjitha aspektet 🇽🇰👏👏👏

Me këtë rast dua të falënderoj Policinë e Kosovës për organizimin e shkëlqyeshëm dhe angazhimin e jashtëzakonshëm për mbarëvajtjen e kësaj ndeshje, duke dëshmuar edhe një herë profesionalizëm të lartë.

Po ashtu, falënderoj edhe të gjitha institucionet e tjera të sigurisë që na ndihmuan në mbarëvajtjen e kësaj ndeshje të veçantë dhe gëzimin e kësaj fitoreje e ndajmë bashkërisht. Përgëzoj edhe ekipin tim organizativ si dhe kompaninë e sigurimit që ishte e angazhuar. E qershia mbi tortë pa dyshim ishte fitorja e Kombëtares tonë. Lojtarët treguan angazhim dhe vetëmohim të jashtëzakonshëm në një fushë tejet të rënduar.

Përgëzime edhe për tifozët Dardanët, që edhe këtë herë me koerografi dhe mbëshetje të shkëlqyeshme treguan kulturë të lartë sportive. Falënderime edhe për mediat që e pasqyruan këtë sukses jo të rastësishëm si në aspektin organizativ, ashtu edhe në atë sportiv. Kosova është e të gjithëve!

Vazhdojmë për futbollin, me krenari e përgjegjësi 💪⚽️🇽🇰💛💙