75 Mall Live Search
16:26 / E Hënë, 13 Nëntor 2023 / LB

Ish-kryeministri britanik David Cameron merr një pozitë të rëndësishme në qeveri

Kryeministri konservator britanik Rishi Sunak ka emëruar ish-kryeministrin David Cameron si Sekretar i Shtetit për Çështjet e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit. Cameron zëvendëson James Cleverly, i cili merr postin e Ministres së Brendshme Suella Braverman, e cila u shkarkua së fundmi. Rikthimi i tij në qeveri është një surprizë e madhe.

Cameron dha dorëheqjen si kryeministër në vitin 2016 pasi britanikët votuan për t’u larguar nga Bashkimi Evropian në referendumin që ai kishte thirrur. Në atë kohë, Cameron bëri fushatë për qëndrimin e vendit të tij në BE./Indeksonline/