75 Mall Live Search
10:14 / E Martë, 14 Nëntor 2023 / AR

Billie Eilish pranon se tërhiqet fizikisht nga gratë, në ‘luftë’ me identitetin e saj

Këngëtarja me famë botërore Billie Eilish, herë pas here lufton me identitetin e saj femëror.

Në një intervistë të re për Variety , këngëtarja tha se “nuk është ndjerë kurrë si femër”, transmeton Indeksonline.

“Kurrë nuk jam ndjerë e kërkuar, kurrë nuk jam ndjerë femër. Më duhet të bind veten se jam një vajzë e bukur”, vijon Eilish.

Njëkohësisht ajo tha se i don gratë. “I dua shumë. Unë i dua ato si njerëz, Unë jam e tërhequr nga ato si njerëz. Unë jam tërhequr prej tyre me të vërtetë.”

Në bisedë është diskutuar edhe kënga që ajo ka realizuar për filmin Barbie.

 “Ishte kaq prekëse. Ndjehem sikur kam ndihmuar të bashkoj njerëzit dhe u ndjeva kaq e veçantë. Nuk e prisja që gratë në mbarë botën të ndiheshin kaq të lidhura me njëra-tjetrën”./Indeksonline/