Arrestohet në Prishtinë jordanezi i kërkuar ndërkombëtarisht

Policia ka bërë të ditur se në mbrëmjen e të martës është arrestuar një shtetas jordanez, bazura në urdhërarrest ndërkombëtar.
Policia ka thënë se gjatë arrestimit të dyshuarit i janë gjetur dy pasaporta të ndryshme. Ai është dërguar në mbajtje.
“Bazuar në urdhër arrestin ndërkombëtar, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje i dyshuari mashkull shtetas Jordanez. Gjatë arrestimit tek i dyshuari janë gjetur dy pasaporta me identitete të ndryshme”, thuhet në raportin e policisë.