75 Mall Live Search
08:52 / E Enjte, 16 Nëntor 2023 / MSH

Ministria e Financave njofton ankandin e njëmbëdhjetë i letrave me vlerë

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 23 nëntor 2023 do të mbahet ankandi i njëmbëdhjetë për vitin 2023.

Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 2 vjeçar në shumën prej 25 milionë euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (2 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.