75 Mall Live Search
20:30 / E Enjte, 16 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Hungaria kualifikohet në Kampionatin Evropian

Hungaria e ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian ”EURO2024”.

Kombëtarja e Hungarisë sonte ka barazuar 2-2 në udhëtim ndaj Bullgarisë, duke siguruar biletën për Berlin, shkruan IndeksOnline.

Goli i cili ia siguroi kualifikin Hungarisë erdhi në sekondat e fundit të ndeshjes.

Martin Adam i dha epërsinë Hungarisë në minutën e 10-të, ndërsa Spas Delev barazoi shifrat në minutën e 27-të. Me rezultat 1-1 u mbyll pjesa e parë e ndeshjes.

Bulgaria përmbysi rezultatin në minutën e 79-të, me golin e Kiril Despodov, i cili u tregua i sakt nga penalltia.

Hungaria nuk u dorëzua deri në fund të takimit, ku arriti të merrte një pikë të madhe në sekondat e fundit, dhe të siguroj kualifikimin në Kampionatin Evropian.

Hungari edhe matematikisht ka siguruar pjesmarrjen në EURO 2024, pasi kryeson tabelën e Grupit G me 15 pikë, dy më shumë se Serbia në vendin e dytë, ndërsa Mali i Zi është në vendin e tretë me 8 sosh./IndeksOnline/