Aksioni i sotëm nga PSD-ja, arrestohet aktivistja që tentoi t’ia ndërpriste fjalën Kurtit

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka berë të ditur se është arrestuar aktivistja e PSD-së, Donjeta Demolli.
PSD-ja përmes një aksioni tentoi t’ia ndërpriste fjalën e kryeministrit Albin Kurti sot gjatë “Ulpiana Forum”.
Molliqaj ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të aktivistes se PSD-së, përcjell IndeksOnline.
Postimi i plotë:
I papranueshëm arrestimi i aktivistes së PSD-së Donjeta Demolli.Pushtetit i Albin Kurtit, që Kosovës po ia sjell Zajednicën, po i pengon një parullë që e tregon të vërtetën për të.
Po i pengon zëri i tij kur dikur e mohonte këtë Zajednicë. Po i pengon vetja kur shihet në pasqyrë!
Por Albin Kurti e di më mirë se kushdo: nuk mund të ketë qetësi e normalitet, me Zajednicën që po ia sjell Kosovës. E mbase kjo po i pengon më së shumti.
Kërkojmë menjëherë lirimin e aktivistes së PSD-së Donjeta Demolli!