Vdes aktori i njohur i Hollywood-it

Aktori i njohur Joss Ackland, ka ndërruar jetë në moshën 95 vjeçare.
Lajmin e bëri të ditur familja e tij. Aktori i cili i shërbeu ekranit dhe skenës për më shumë se shtatë dekada vdiq në shtëpinë e tij të dielën, transmeton Indeksonline.
Ai u shfaq në qindra filma dhe prodhime televizive.
“Ai do të mbahet mend si një nga aktorët më të talentuar dhe më të dashur në Britani”, thuhet në publikim./Indeksonline/
