Nesër protestojnë punëtorët teknikë të QMF-së dhe të disa shkollave në Prishtinë, kërkojnë rritje të pagave

Me kërkesën për rritje të pagave, nesër duke filluar nga ora 10:00 punëtorët Teknik të QMF-së dhe shkollave në Prishtinë do të protestojnë para objektit të Komunës së Prishtinës.
Këtë e ka bërë të ditur Federata Sindikale e Punëtorëve Teknik të Sektorit privat.
“Ju njoftojmë se nesër më datën 21.11.2023, duke filluar nga ora 10:00 gjer në ora 11, punëtorët teknikë të QMF- Prishtinë dhe të disa shkollave të Prishtinës do të protestojnë për një orë rresht para komunës së Prishtinës, arsyeja- rritja e pagave”, thuhet në komunikatën për media nga Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit.
