75 Mall Live Search
13:30 / E Martë, 21 Nëntor 2023 / AR

Dua Lipa shfaqet me veshje tradicionale japoneze

Dua Lipa së fundmi është nisur për një udhëtim në Tokio.

Në vend të bikineve të vogla, mini fund-eve dhe sutjenave Gucci si¢ ishim mësuar ta shohim, tani gardëroba e Duas po duket më ndryshe, transmeton Indeksonline.

dua lipa kimono

Duke postuar disa fotografi në Instagram, artistja ndau një seri fotografish duke u shfaqur e veshur me rrobat tradicionale japoneze.

“Fillova udhëtimin tim në Tokio me ftesën më të ëmbël për një ceremoni tradicionale çaji. Jam shumë e lumtur që jam këtu!!”, shkroi ajo.

Fansat japonezë të Duas dukeshin shumë të emocionuar në komente. Pasi ajo ka vizituar vendin e tyre dhe ka shfaqur kulturën e tyre./Indeksonline/