75 Mall Live Search
13:30 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2023 / MSH

PSD paralajmëron protestë

Partia Socialdemokrate (PSD), ka paralajmëruar se do të mbajë protestë.

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi njofton se sot në ora 15:00 mbahet konferencë për media ku bëhen të ditura detajet rreth protestës.

“Përshëndetje,

Sot, në zyre të PSD-së, duke filluar nga ora 15:00, mbahet konferencë për media ku do të njoftoheni rreth protestës së ardhshme.

Ju ftojmë që të merrni pjesë!”, shkruan Kuçi.