75 Mall Live Search
23:44 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Maldini: Milan u përpoq të transferonte Leo Messin

Skuadra e Milanit ka tentuar ta transferonte Lio Messin sa ishte pjesë e PSG-së.

Këtë e ka konfirmuar ish-drejtori i kuqezinjëve, Paolo Maldini, shkruan IndeksOnline.

“Ne u përpoqëm të nënshkruajmë me Leo Messin. Unë e doja atë, ne thirrëm për të por pas 10 ditësh e kuptuam se ishte thjesht e pamundur. Ai është lojtar i mrekullueshëm, ne u përpoqëm por nuk ishte e mundur për ne”, tha Maldini për Poretcast.

Leo Messi gjatë verës u largua nga PSG-ja dhe u transferua te skuadra amerikane, Inter Miami.

Ylli argjentinas i cili arriti të fitoj Kupën e Botës në vitin 2022, javë më parë fitoi edhe Topin e Artë, për herë të tetë në karrieren e tij./IndeksOnline/