Një kaçanikas prezantohet rrejshëm si inspektor policor, më pas e pranon mashtrimin

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shoqëruar në stacion policor kaçanikasin, pasi i njëjti ishte prezantuar si punonjësi i Inspektoratit Policor.
I dyshuari më pas në stacion kishte pranuar se nuk është pjesëtarë i IPK-së.
Rasti është cilësuar si ‘Prezantim i rremë’.
“Njësia policore ka shoqëruar në stacion policor të dyshuarin mashkull kosovar i cili paraprakisht ishte prezantuar si punonjësi i Inspektoratit Policor, mirëpo nuk kishte prezantuar asnjë dokument përkatës. I dyshuari gjatë intervistimit ka deklaruar se nuk është pjesëtar i IPK-së. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet ne raportin e PK-së, përcjell IndeksOnline.