75 Mall Live Search
09:44 / E Premte, 24 Nëntor 2023 / mp

Arratiset një person nga burgu i Lipjanit

Të enjten rreth orës 21:14, një person është arratisur nga Qendra e Paraburgimit në Lipjan.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, njësitë policore janë në kërkim të të dyshuarit.

“Lipjan / 23.11.2023-21:14.  Raportohet se i dyshuari mashkull shtetas i Malit të Zi ka kryer veprën penale të lartcekur.

Njësitë policore janë në kërkim të të dyshuarit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.