Musliu-Shoshi e bën për “pesë pare” ministren Gërvalla, ajo ia mbathë nga mbledhja: Ikim, ecim

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla ka qenë e ftuar sot në Komision ku pritej të bëhej shqyrtimi i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për vitin 2024.
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi si anëtare e këtij komisioni i ka përmendur skandalet e fundit në MPJ ministres Gërvalla.
Ndër të tjera, Musliu-Shoshi ka kërkuar llogari edhe për pagën 7500 euro në muaj të Gani Jakupit në MPJ.
Ministrja Gërvalla nuk ka pranuar raportimin dhe bashkë me deputetët e VV-së ka braktisur mbledhjen e komisionit.
“Ikim, ecim” ka thënë ministrja, para se të ia mbathë./Indeksonline/