Bayern mposht edhe Kolnin, merr kreun e tabelës

Bayern Munich e ka rimar rkreun e tabelës në Bundesligën gjermane.
Klubi bavaraz sonte mposhti në udhëtim skuadrën e Kolnit, me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.
Golin e fitores e ka shënuar Harry Kane në minutën e 20-të. Ky është goli i 18-të i anglezit në 12 ndeshje të luajtura.
Pas 12 xhirove, Bayern Munich nuk di për humbje në kampionatin gjermna dhe është lider i tabelës me 32 pikë, një më shumë se bayer Leverkusen.
Në anën tjetër, Koln është e fundit në tabelë me vetëm 6 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/