75 Mall Live Search
22:31 / E Diele, 26 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Dy shtylla elektrike janë rrëzuar në Prizren, banorët ndjehen të rrezikuar

Reshjet të mëdha të borës dhe erërat e forta e të shtunës kanë bërë shumë dëme në shumë pjesë të vendit.

Sipas disa pamjeve të siguruara nga Indeksonline, në rrugën “Malet e Sharit” në komunën e Prizrenit janë rrëzuar dy shtylla elektrike në mes të rrugës.

Banorët e komunës së Prizrenit kanë shprehur shqetësime e tyre edhe tek organet kompetente, por që ende nuk i’u janë përgjigjur.

Sipas tyre kjo gjendje është që nga dita e shtunë./Indeksonline/