75 Mall Live Search
22:25 / E Hënë, 27 Nëntor 2023 / LB

Kurti vizitoi Muzeun Arkeologjik të Prizrenit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, vizitoi sot Muzeun Arkeologjik të Prizrenit.

Për pritjen e sotme, Kurti e falënderoi stafin e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren dhe arkeologun Vesel Hoxhaj për punën me pasion në këtë institucion muzeal.

“Muzeu Arkeologjik i Prizrenit pret vizitorë nga e gjithë bota e nga të gjitha moshat, tashmë me një ekspozitë të kuruar në mënyrë profesionale dhe moderne. Qeveria jonë po investon në fuqizimin e muzeve publike”, thuhet në njoftim./