75 Mall Live Search
13:20 / E Martë, 28 Nëntor 2023 / S Z

Reçica dhe Aliu nderojnë dëshmorët: Përkulemi sa të jetë jeta për sakrificen sublime të dëshmorëve dhe të rënëve për liri

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu dhe deputeti, Elmi Reçica, të shoqëruar me bashkëpuntorë kanë bërë homazhe te varret e dëshmorëve, me rastin e 28 nëntorit.

Aliu ka thënë se në këtë ditë lavdie e krenarie në 28 Nëntorin e shqiptarëve kujtojnë dhe përkulen  për sakrificën sublime të dëshmorëve të Kombit dhe të rënëve për liri.

“Me homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj, edhe në këtë ditë lavdie e krenarie, 28 Nëntorin e shqiptarëve, kujtojmë e përkulemi, sa të jetë jeta, për sakrificën sublime të Dëshmorëve të Kombit dhe të rënëve për liri, në çdo etapë të historisë sonë kombëtare! Lavdi Dëshmorëve të Kombit dhe të rënëve për liri! Urime 28 Nëntori! Urime festat e lavdisë e krenarisë kombëtare!”, ka thënë Aliu.