Vetura godet një grua në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur pak çaste më parë në Prishtinë.
Një grua është goditur nga një veturë në Rrugën C.
Rastin ndërkohë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Indeksonline se viktima ka pësuar lëndime trupore, për të cilat i është ofruar tretman mjekësor.
“Rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “C” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një automjet.
Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut” ka thënë Ahmeti për Indeksonline.
Indeksonline ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes.