Arrestimi i policit në Gjakovë/ Avokati jep detaje për lidhjen e dashurisë që kishte klienti i tij

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) të martën ka arrestuar në Gjakovë policin Enis Sefa, me dyshimin se ai kishte kryer veprën penale “Ngacmim” dhe “Dhunim”.
Bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se zyrtari policor kishte shantazhuar viktimën në këtë rast përmes disa videoincizimeve.
Avokati i tij, Prek Kola, në një prononcim për IndeksOnline-n ka kundërshtuar këtë vendim, duke thënë se Prokuroria Themelore në Gjakovë nuk ka asnjë provë për veprën penale “Dhunim”.
Kola tha se prokuroria s’ka bazë ligjore për pretendimet e autoriteteve.
Avokati ka thënë se para se klienti i tij me qenë zyrtar policor, në vitin 2022 kishte qenë në një lidhje dashurie me vajzën në fjalë.
“Prokuroria nuk ka asnjë provë, asnjë fakt që e dokumentojnë se kishte pasur në atë kohë marrëdhënie”, ka thënë avokati Kola, duke shtuar se klienti i tij kishte shkëputur çdo kontakt me vajzën në fjalë në nëntor të vitit të kaluar, kur vajza ishte 16-vjeçe”.
“Këta të dytë gjatë kohës kur kishin marrëdhënie e kishin bërë një video me pëlqimin e tyre ku shihen duke kryer marrëdhënie seksuale. Më pas nuk kanë pasur kontakt, kanë shkëputur çdo kontakt. Tani para dy tri ditësh, me një “Instagram” falco i ka dërguar vajzës në fjalë dhe të dashurit të saj aktual videon e tyre”, ka thënë avokati.
Mbrojtësi i policit dyshon se videoja është shpërndarë jashtë dyshesh dhe një person i tretë e ka dërguar ketë video.
Kola gjithashtu ka thënë se kur personi është i moshës 16-vjeçare konsideron se mund të japë pëlqimin e tij/saj.
“16-vjeçare konsiderohet që e jep pëlqimin për marrëdhënie seksuale, por prokuroria po thotë se në janar të vitit 2022 pa datë të caktuar dhe vajza ka qenë 15-vjecare, por nuk kanë asnjë provë”, ka thënë avokati.
Pas pranimit të këtyre informacioneve, hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë kanë ndërmarrë veprime hetimore pas të cilave zyrtari policor i dyshuar në këtë rast është arrestuar, kurse nga gjykata atij i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji./IndeksOnline/