75 Mall Live Search
11:28 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2023 / L K

Nënë e bijë e “kallin” rrjetin me fotosesionin e fundit

Kjo është hera e pestë që dyshja nënë-bijë vishen së bashku për të prezantuar koleksionin e të brendsheve për femra. Heidi dhe Leni Klum e kanë “djegur” rrjetin me paraqitjen e fundit.

50 vjeçarja dhe vajza e saj 19 vjeçare janë figura të kompanisë së njohur italiane, Intimissimi. Ky është koleksioni i Krishtëlindjeve dhe mjaft soditës.

Të brendshmet e reja janë në dispozicion në ngjyrë të kuqe ose të zezë, por gjithmonë me shumë dantella, të cilat Klums, si zakonisht, me vetëbesim i vendosin në qendër të vëmendjes./Indeksonline/