75 Mall Live Search
16:53 / E Enjte, 30 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Në këto kanale televizive mund ta shikoni ndeshjen Ballkani – Plzen

Ballkani do ta luajë sot ndeshjen e pestë të fazës së grupeve në Europa Conference League.

Kampioni në fuqi i Kosovës do të luaj sonte si nikoqire e skuadrës çeke, Viktoria Plzen, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin ”AIR Albania” në Tiranë, më fillim nga ora 18:45.

Kjo ndeshje do të transmetohet në dy platforma në Kosovë, në Artmotion përmes kanalit Sport1 dhe platformës Digitalb në SuperSport 2.

Ballkani aktualisht ndodhet në vendin e tretë në tabelen e Grupit C, duke mbajtur shpresat për kualifiki në fazën tjetër, ndërsa Plzen tashmë veq se e ka siguruar vendin e parë në grup../IndeksOnline/