Vazhdojnë kolonat dhe pritjet disa orëshe në Merdare (Grafikë)
Po vazhdojnë edhe sot kolonat e gjata në pikëkalimin kufitar më të frekuentuar të Kosovës.
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK), në Merdarë pritjet e mërgimtarëve për të dal nga Kosova janë më të gjata se një orë, shkruan Indeksonline.
Derisa për të hyr në Kosovë duhet pritur vetëm 5-7 minuta, për të dal duhen 90 minuta apo 1 orë e gjysmë.
Kolonat në hyrje janë 10 deri në 15 metra, kurse në dalje 500 metra.
Kujtojmë se ditët e fundit të 2017 dhe në ditët e para të këtij viti, Mërdara çdo ditë stërmbushet me vetura të mërgimtarëve dhe ka raste kur pritjet janë më shumë se 3 orë për të dal nga territori i Kosovës. /Indeksonline/