75 Mall Live Search
13:41 / E Diele, 03 Dhjetor 2023 / LB

“Liridona ishte person pozitiv”, reagojnë nga lokali ku kishte punuar e ndjera në Suedi

Kafeneja në Suedi ku kishte punuar e ndjera Liridona Ademi-Murseli të dielën s’do të punoj por do të jetë e hapur për ngushëllime.

“Lejas Caffe” në njoftimin që e bëri në Facebook e vlerësoi lartë Liridonën si person pozitivë, që gjithmonë kishte dhënë 100%.

“Të dielën jemi të hapur për publikun, për të gjithë ata që duan të ngushëllojnë dhe ta kujtojnë Lillyn tonë. Ne do të jemi të hapur nga ora 15:00, nuk do të ketë shitje por do të ketë kafe falas”, thuhej ndër të tjera në njoftimin e kafenesë.