Hajnat ndërrojnë preferencën, tre traktorë të vjedhur brenda javës

Tre traktorë janë vjedhur gjatë javës së kaluar në tri vende të ndryshme, transmeton IndeksOnline.
Policia ka njoftuar se njëri rasti ka ndodhur në Abri e Epërme të Drenasit, një në Rezallë të Skenderajt dhe rasti i fundit në Javor të Suharekës.
Në raportin e fundit të policisë thuhet se traktori i vjedhur në Rezallë është gjetur ndërsa dy të tjerët ende jo.
Sipas policisë, të gjitha rastet po hetohen nga njësitet përkatëse./IndeksOnline/