Hyseni: Numri i fëmijëve me autizëm po rritet vazhdimisht
Në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK, Violetë Hyseni, drejtoreshë nga qendra “Autizmi Flet”, foli për punën e kësaj organizate dhe ndihmën që ofron ajo për fëmijët me autizëm.
Hyseni fillimisht sqaroi se, organizata “Autizmi Flet” është themeluar në Janar të vitit 20015, kryesisht nga prindër të fëmijëve me autizim.
Në këtë qendër frekuentojnë fëmijët prej që nga mosha 1 vit e gjysmë. Shenjat e para të fëmijëve me autizëm, sipas saj, mund të vërehen në moshën një vjeçare. Fëmija, nuk flet qëndron i vetme, madje nuk reagon as kur e thërret në emër.
Puna me këta fëmijë, sipas, Hysenit, do të sjell edhe rezultate në përmirësimin e tyre. Numri i fëmijëve me autizëm po rritet vazhdimisht llogaritet diku një në 50. Sipas saj, shkenca ende nuk ka zbuluar shkaqet e paraqitjes së fëmijëve me autizëm.
“Institucionet nuk po përkrahin sa duhet, përveç përkrahjes morale, e dihet se shpenzimet për menaxhimin e njerëzve me autizëm është i shtrenjtë”, tha Hyseni.