18:32 / E Diele, 11 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Studimi: Mungesa e zinkut gjatë shtatzënisë lidhet me autizmin tek foshnjat

Foshnjat të cilat nuk marrin mjaftueshëm zink derisa është në barkun e nënës mund të kenë më shumë gjasa të zhvillojnë autizëm, thotë një studim i ri.

Shkencëtarët akoma nuk kanë një përgjigje përfundimtare për atë që e shkakton autizmin, por shumica dërmuese e hulumtimeve tregon se është në një kombinim të “faktorëve të mjedisit” dhe defekteve gjenetike.

Në një artikull të botuar sot, shkencëtarët amerikanë dhe gjermanë thonë se kanë prova se nivelet e zinkut mund të jenë një nga faktorët përcaktues mjedisorë që nxisin çrregullimin.

Mirëpo, nevojiten më shumë kërkime për të konfirmuar nëse mund të ketë lidhje shkakësore, por ekipi thotë se ata kanë përcaktuar një lidhje të mundshme mekanike./Indeksonline/.