75 Mall Live Search
16:40 / E Hënë, 04 Dhjetor 2023 / LB

Grabitet një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

Një filial i një institucioni financiar raportohet se ka qenë cak i grabitjes në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

 Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Në anën tjetër, zyra për media e Policisë së Kosovës nuk ka dhënë  ende detaje përkitazi me këtë rast.