75 Mall Live Search
22:10 / E Hënë, 04 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Musliu në përvjetorin e rënies heroike të Mervete Maksutaj: E deshi lirinë më shumë se jetën

Deputeja e PDK-së, Ganimete Musliu, në përvjetorin e rënies heroike të Mervete Maksutaj bashkë me anëtaren e Kryesisë së PDK-së Safete Hadergjonaj ka nderuar luftën heroike të një vajze 20 vjeçare.

Tutje Musliu, shtoj se ajo e deshi shumë Lirinë, më shumë se jetën e saj.

Postimi i plotë:

Çmimi i lirisë është gjaku që nuk falet.

Në përvjetorin e rënies heroike të Mervete Maksutaj, sot në Pejë, bashkë me anëtaren e Kryesisë së PDK-së Safete Hadergjonaj, me miq të shumtë dhe me bashkëluftetar të Mervetes nderuam luftën heroike të një vajze 20 vjeçare e cila e deshi LIRINË më shumë se jetën.  Në prezencë të familjarëve dhe bashkëluftëtarëve të Mervetes, kujtuam trimërinë e një vajze sypatrembur dhe të gatshme për t’u flijuar në mbrojtje të shokëve dhe shoqeve të idealit.

Shtatorja e saj, hijerëndë dhe krenare si bjeshkët mbi Pejë, na flet në ndërgjegje si gra, si politikanë dhe si popull.

Lavdi e përjetshme Mervetes, luftës dhe heroizmit të saj.  Ti dhe vajzat si ti do mbeteni udhërrëfyeset tona të denja.

Lavdi luftës së Ushtrisë Clirimtare të Kosovës , lavdi të gjith dëshmorve të rënë për LIRI!