75 Mall Live Search
23:44 / E Hënë, 04 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Rama prezanton Prishtinën festive

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka treguar se fundmi pamjet e të bulevardit “Xhorxh Bush”.

Rama ka thënë se na presin momente të paharrueshme në shoqërinë e njëri -tjetrit.

Tutje ka treguar se do të ketë edhe koncerte me këngëtarët tanë të mirënjohur e shumë të talentuar.

“Na presin momente të paharrueshme në shoqërinë e njëri -tjetrit në Tregun e Fundvitit në bulevardin “Xhorxh Bush”, me ushqim, pije të ngrohta e muzikë të mrekullueshme.

Do të ketë koncerte me këngëtarët tanë të mirënjohur e shumë të talentuar.

Ejani dhe përjetoni momente të paharrueshme në Tregun e Fundvitit.”, ka shkruar Rama.