75 Mall Live Search
13:47 / E Martë, 05 Dhjetor 2023 / L K

Jese Rodrigues pranë rikthimit në La Liga

Pas largimit të tij nga Coritiba, Jesé Rodríguez mund të përjetojë një kapitull të ri në futbollin spanjoll.

Skuadra braziliane ndërpreu kontratën me anësorin dhe ndër opsionet e mundshme është rikthimi në Las Palmas.

Nëse arrin në Las Palmas, do të ishte etapa e tretë tek kjo skuadër. Jesé Rodríguez luajti 73 ndeshje në Las Palmas. Së pari si lojtar i huazuar nga PSG, në vitin 2017, nën komandën e Quique Setién. N

ë të dytën ai mbërriti si lojtar i lirë për të luajtur dy sezone dhe përfundoi duke u larguar në Turqi, në Ankaragücü./Indeksonline/