75 Mall Live Search
08:57 / E Mërkurë, 06 Dhjetor 2023 / MSH

Dyshohej se keqpërdorte fëmijët për pornografi, arrestohet një person në Ferizaj

Dje në Ferizaj është arrestuar një person, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.

Lajmin e ka bërë të ditur policia.

Sipas policisë, hetimet janë kryer nga Drejtoria e Hetimit për Krime Kibernetike.

Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt