Babai i Uzunit ‘mesazh’ të koduar: Kur të vjen pleqëria, s’të do as djali as bija
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2023/12/©Cedits-Myrto-Uzuni-Instagram-750x504-1.jpg)
Babai i Myrto Uzunit, Artan Uzuni është mbështetësi i tij më i madh. Këtë ai e ka shfaqur shpeshherë si nëpërmjet rrjeteve sociale, edhe në intervista në emisione të ndryshme.
Mes tyre ka një lidhje të ngushtë që nga hapat e parë të karrierës së Myrtos, të cilit asnjëherë nuk iu ndalua nga i ati ëndrra për t’u bërë futbollist edhe pse familja vuante ekonomikisht.
Së fundmi, Artani ka bërë një tjetër postim në rrjete sociale ku shkruan një thënje të vjetër shqiptare: Kur të vjen pleqëria, s’të do as djali as bija.
Nuk dihen arsyet apo drejt kujt është drejtuar ky mesazh i ‘koduar’, por sigurisht që ngjall kureshtje.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2023/12/Screenshot_3-4.jpg)