75 Mall Live Search
12:00 / E Premte, 08 Dhjetor 2023 / mp

E mbushte pishinën paligjshëm, shkyçet nga rrjeti i ujësjellësit në Shtime

Kompania rajonale e ujësjellësit “KRU Prishtina” bën të ditur se po vazhdon aksioni i shkyçjeve nga shërbimet e ujësjellësit për borxhe të mëdha.

KRU Prishtina njofton se aksioni i shkyçjeve po realizohet në Shtime, gjersa kanë shkyçur një shtëpi në  të cilën ka një gyp pa ujëmatës, e të cilin e shfrytëzon për mbushje të pishinës në rrugën ” Brukseli” në Shtime.

“Shkyçen konsumatorë nga shërbimet e ujësjellësit për borxhe të mëdha. Shkyçet një shtëpi, në të cilën ka një gyp pa ujëmatës, e të cilin e shfrytëzon për mbushje të pishinës në rrugën ‘Brukseli’ në Shtime”, thuhet në njoftim.