75 Mall Live Search
17:57 / E Premte, 08 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Në Arabi akordohet penalltia më e çuditshme në botë (VIDEO)

Ka pasur shumë raste kur në futboll kemi parë gola të çuditshëm.

Por së fundi në kampionatin arab të futbollit është akorduar një penallti e çuditshme që ndoshta nuk është parë asnjëherë në lojën e futbollit, shkruan IndeksOnline.

Në ndeshjen mes skuadrës Al Hazm-Al Fateh, gjyqtari akordoi penallti të çuditshme për vendasit.

Portieri i skuadrës mysafire e zotëroi topin në zonën e 16-të metershët dhe bashkëlojtari i tij u afrua ta përgëzojë atë dhe pa dashje e preku topin me dorë.

Kjo prekje e paqëllimshme u vlerësuya nga gjyqtari i ndeshjes si penallti, i cili nuk e ndryshoi vendimin edhe pas protestave të shumta nga futbollistët e Al Fateh./IndeksOnline/

Videon mund ta shikoni më poshtë: