Guardia di Finanza nis hetimet ndaj Francesco Tottit për evazion fiskal, i bastis shtëpinë

Ish-kapiteni legjendar i Romë-s, Francesco Totti është kthyer në objekt hetimi nga Guardia di Finanza.
Sipas raportimeve të medieve italiane, Totti dyshohet për evazion fiskal dhe për këtë arsye ndaj tij kanë nisur hetimet.
Guardia di Finanza ka shkuar në shtëpinë e ish-futbollistit, ku kanë marrë të gjitha dokumentet e nevojshme për të kryer verifikimet që duhen.
Ky veprim i Guardia di Finanza tani për tani arsyetohet me një kontroll që kryhet shumë shpesh tek atletët, influencuesit, protagonistët e botës së medies etj, por nëse diçka nuk shkon, nëse dokumentacioni i marrë nuk përkon, atëherë gjithçka mund të kthehet në problem shumë serioz.
Për momentin ky hetim duket se nuk e shqetëson Totti-n, leximi i llogarive të familjes të së cilit do të zgjasë disa javë, kështu që rezultati nuk do të jetë i menjëhershëm.