75 Mall Live Search
16:50 / E Diele, 10 Dhjetor 2023 / AR

Plot seanca, nis sfida shtatëditore mes banorëve dhe qendrës së dobësimit, “Kenda Center” (VIDEO)

Qendra e dobësimit “Kenca Center” nën drejtimin e Shkenda Dubovës sot ka nisur një sfidë shtatëditore me banorët e Big Brother VIP Kosova.

Banorët gjatë javës në vazhdim do t’i nënshtroheni seancave të detoksit dhe dobësimit, varësisht nga nevoja e tyre.

“Kenca Center” nën drejtimin e Shkenda Dubovës nis sot një sfidë shtatëditore me ju. Për gjatë javës në vazhdim ju do t’i nënshtroheni seancave të detoksit dhe dobësimit, varësisht nga nevoja”, thuhej në zarfin, të cilin për banorët e lexoi Santiana.

Banorët iu gëzuan shumë këtij lajmi dhe me nxitim u nisën për “Gaming Room”, aty ku i priste Shkenda Dubova dhe ekipi profesional, për të nisur trajtimet.