Haziri publikon fotografi me përfaqësues të Luginës, tregon ndihmën më të madhe që mund t’ua jap qeveria

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka postuar një fotografi nga takimi që kishte ndodhur kohë më parë në mes përfaqësuesve të LDK-së përfshirë kryetarin e kësaj partie Lumir Abdixhiku dhe përfaqësueve të Luginës së Preshevës.
Haziri ka shkruar të hënën në Facebook se “Kurti po krekoset për mbështetje financiare ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës”.
”Së pari, nuk është çështje e ruajtes se identitetit kulturor e kombëtar, por vullneti i shprehur me referendum nga shumica absolute këtu e 30 vjet më parë. E dyta, ndihma më e madhe ndaj tyre është duke mos i përçarë, për duke ua respektuar vullnetin e tyre. E treta, prej këtyre mjeteve financiare, sa kanë me shku për lobime jashtë tyre?”, ka shkruar Haziri.