Talentat e Cityt mposhtin Crvena Zvezdën, kampioni nuk di për humbje

Manchester City ka shënuar fitoren e gjashtë radhazi në fazën e grupeve të Champions League.
Kampioni në fuqi, mposhti në udhëtim Crvena Zvezdën, me rezultat 3-2, shkruan IndeksOnline.
Micah Hamilton hapi serin e golave në minutën e 19-të, Me rezultat 0-1 u mbyll pjesa e parë.
Në minutën e 62-të, Oscar Bobb dyfishoi epërsinë e Cityt.
Crvena Zvezda tntoi të rikthehet në lojë me golin e In-Beom Hwang në minutën e 76-të.
Nëntë minuta më vonë, cityzens riktheu epersin prej dy golave, me anë të Kalvin Philips, i cili shënoi nga penalltia.
Në funz, Zvezda shënoi përsëri me Aleksandar Katai në 90+1.
Manchetser City e mbyll fazën e grupeve me pikë të plota, 18 nga gjashtë ndeshje, kurse Zvezda përshendetet nga Liga e Kampionëve, me vetëm një pikë./IndeksOnline/