75 Mall Live Search
22:54 / E Mërkurë, 13 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Paraja nuk vlen, Milan fiton ndaj Newcastle, i mjafton vetëm Europa League

Milani e ka mposhtur Newcastle Unitedin në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Champions League.

Kuqezinjët fituan në udhëtim, me rezultat 2-1, por që duhet të kënaqen me pjesëmarrjen në Europa League, shkruan IndeksOnline.

Laraskat kaluan të parët në epërsi me golin e Joelinton, në minutën e 33-të. Me rezultat 1-0 u mbyll edhe pjesa e parë.

Shtatë herë kampioni evropian nuk u dorëzua dhe arriti ta përmbys rezultatin në pjesën e dytë.

Christian Pulisic barazoi shifrat në 1-1, në minutën e 59-të.

Fitoren e Milanit e siguroi goli i Samuel V\Chukwueze në minutën e 85-të.

Me këtë fitore, Milani e mbyll këtë sezon në Champions League, për të vazhduar garat në Europa League, pasi renditet në vendin e tretë të Grupit F, me 8 pikë, aq sa ka edhe PSG në vendin e dytë, por që kalon tutje falë avantazhit në ndeshjet direkte.

Në anën tjetër, Newcastle i mbyll këtu garat evropiane këtë sezon, pasi janë të fundit në grup me 5 pikë./IndeksOnline/