75 Mall Live Search
15:16 / E Premte, 15 Dhjetor 2023 / k.v

Dinamika, si ndodhi ngjarja e rëndë në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit

News 24 është njoftuar përmes një telefonate nga burgu i Sigurisë së Lartë të Peqinit për atë që ndodhi mesditën e sotme në ambientet e këtij burgu, që shënon një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura ndonjëherë.

Gazetarja e News 24 raporton se kanë qenë të dënuarit Sokol Mjacaj, Arben Lleshi dhe Ilir Xhakja që janë përplasur mes tyre me armë në zonën e ajrimit.

Sipas gazetares ka pasur tentativë për të marrë peng punonjësit e kuzhinës ku sipas ligjit, punojnë edhe disa nga të burgosurit. Ende nuk dihet se si ka përfunduar arma në duart e tyre.