75 Mall Live Search
21:27 / E Shtunë, 16 Dhjetor 2023 / MSH

Çeku i lumtur me rezultatet e Kampionatit Evropian të Xhudos

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, është shprehur i lumtur pas organizimit të Kampionatit Evropian te Xhudos, për herë të parë në Kosovë.

Përgjatë këtij kampionati, xhudistët Akil Gjakova, Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Dardan Cena morën medalje.

“Sot kemi dhënë dëshmi të qartë se shteti ynë ka dije dhe kapacitet për organizimin e ngjarjeve ndërkombëtare të sportit. Deri në Lojërat Mesdhetare 2030 do të presim edhe shumë kampionate të tjera ndërkombëtare” tha mes të tjerash Çeku.

Ky është reagimi i plotë i tij:

Organizim i shkëlqyer i Kampionatit Evropian të Xhudos në Prishtinë nga Federata e Xhudos e Kosovës. Katër medalje nga xhudistët tanë, Akili i artë dhe Distria, Nora e Dardani të bronztë.

Sot kemi dhënë dëshmi të qartë se shteti ynë ka dije dhe kapacitet për organizimin e ngjarjeve ndërkombëtare të sportit. Deri në Lojërat Mesdhetare 2030 do të presim edhe shumë kampionate të tjera ndërkombëtare.

I falënderoj nga zemra Agronin me gjithë ekipin e federatës dhe Dritonin e Majlindën me gjithë xhudistët dhe stafin sportiv. Edhe zyrtarët e Federatës Evropiane të Xhudos sot na kanë dhënë notë maksimale për organizimin.

Mirënjohje të thellë për publikun në sallë, prania dhe mbështetja e tyre e bëri madhështore këtë ngjarje. Përkrahja shtetërore për xhudon, nuk do të jetë vetëm e përhershme, por çdo herë më e madhe.

Kosova është shtet i xhudos!