75 Mall Live Search
00:43 / E Diele, 17 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Ekskluzive: Armend Behluli është viktima në Gjilan, ky është dorasi i dyshuar

Gjilani është tronditur nga një rast i kobshëm mbrëmjen që lamë pas.

Armend Behluli ka vdekur si pasojë e therjes me thikë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se dorasi është Dibran Tahiri.

I njejti dyshohet se ka qëlluar shtatë herë me thikë Behlulin për motive ende të paqarta.

Viktima u dërgua me shenja jete në spital, mirëpo nuk ka arritur që t’i bëjë ballë plagët.

Jozyrtarisht mësohet se të njëjtit kanë patur lidhje shoqërore në të kaluaren./Indeksonline/