75 Mall Live Search
16:58 / E Diele, 17 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Arsenali fiton përballë Brightonit, merr përkohësisht kreun e Premierligës

Arsenali ka marr përkohësisht kreun e Premierligës angleze.

”Topçinjët” mposhtën skuadrën e Brightonit në ”Emirates Stadium”, me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.

Pjesa e parë u mbyll me barazim 0-0, ndërsa Arsenali shënoi dy gola në 45 minutat e pjesës së dytë.

Gabriel Jesusus hapi serin e golave në minutën e 53-të ndërsa Kai Havertz shënoi golin e fitores në minutën e 87-të.

Me këtë fitore Arsenali rimerr kreun e tabelës me 39 pikë, një më shumë se Liverpuli, e cila nga ora 17:30 luan kundër Manchester Unitedit.

Në anën tjetër, Brighton renditet në vendin e nëntë, me 26 pikë./IndeksOnline/