75 Mall Live Search
10:57 / E Hënë, 18 Dhjetor 2023 / k.v

Në tri pika të kalimit kufitar ka borë, akull e mjegull- pajiset dimërore të domosdoshme

Pika e kalimit kufitar Pejë-Kullë është e kalueshme për automjete por është domosdoshme që shoferët të kenë pajiset dimërore, pasi që ka borë, akull e mjegull, transmeton IndeksOnline.

Të dhënat e Qendrës për Menaxhimin e Pikave Kufitare tregojnë se përveç kësaj pike, borë ka edhe në pikën tjetër kufitare Fush-Pajtimit-Glloboçicë dhe në atë Prishtinë-Mutivodë.

Madje në këtë të fundit, përveç borës, akullit e mjegullës ka edhe rrëshqitje të dheut./IndeksOnline/