75 Mall Live Search
18:04 / E Enjte, 04 Janar 2018 / indeksADMonline

Vetëvendosje s’i pranon dorëheqjet e fundit, ky është apeli i tyre

Përçarjet në Lëvizjen Vëtëvendosje po vazhdojnë të thellohen.

Dorëheqjet e njëpasnjëshme nga postet drejtuese të këtij subjekti politik kanë vazhduar edhe sot. Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe deputetja Fatmire Mullhaxha- Kollçaku.

Ajo ka thënë se këto dorëheqje nuk janë pranuar, andaj edhe kanë në plan të bisedojnë me secilin veç e veç.

“Bëhet fjalë për disa dorëhqje nga poste drejtuese. Por duhet të qartësohet jo nga VV-ja. Ne si kryesi kemi marr qëndrim se me të gjithë këta të bisedojmë t’i ftojmë bashkë. Ne nuk i kemi pranuar ato dorëheqje sepse mendojmë se duhet të bisedojmë me secilin veç e veç”, ka thënë ajo pas mbledhjes së kryesisë, transmeton Indeksonline.

Sipas saj, rruga më e mirë është ajo që tu kthehen problemeve që ka Kosova, sepse vetëm të bashkuar mund t’i zgjedhin ato. /Indeksonline/