75 Mall Live Search
18:40 / E Enjte, 04 Qershor 2026 / B XH

Tolaj: Raporti i auditimit zbulon miliona euro parregullsi në SHSKUK

Kandidati për deputet nga Aleanca, Arbër Tolaj, ka reaguar pas publikimit të raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Tolaj e ka cilësuar shqetësuse gjendjen në sistemin shëndetësor.

“Mbi 8.4 milionë euro pasuri të paregjistruara, 3.8 milionë euro shpenzime të keqklasifikuara, barna me afat të skaduar në stok dhe pajisje mjekësore të paregjistruara dëshmojnë mungesë serioze të kontrollit dhe llogaridhënies”, ka shkruar Tolaj.

Ai ka shtuar se fakti që SHSKUK ka marrë Opinion të Kualifikuar nga auditori paraqet alarm për mënyrën e menaxhimit të parasë publike, në një kohë kur qytetarët vazhdojnë të përballen me mungesë barnash dhe vështirësi në qasjen ndaj shërbimeve shëndetësore.

“Shëndetësia nuk mund të vazhdojë të jetë viktimë e keqmenaxhimit, ndërsa qytetarët paguajnë çmimin e kësaj papërgjegjësie”, ka shkruar Tolaj.

Kujtojmë që Arbër Tolaj mban numrin 5 në lisën e AAK-së për deputet.